Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, propozoi një rritje të mëtejshme të nivelit të tatimeve për lojërat e fatit. Sipas tij tatimi progresiv mbi të ardhurat nga lojërat e fatit pa asnjë diskutim duhet të shkojë deri në masën 50%. Kreu i Komisionit të Ekonomisë paralajmëroi të gjitha kompanitë e lojërave të fatit se nga 1 janari do të largohen nga qendrat e banuara dhe se nuk do të ketë kthim pas.