Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.
Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?
Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Në një lidhje direkte me Tapetin e Kuq, ku yjet tona po kalojnë Ermiona Lekbello ka disa fjalë për të na thënë…
Ermiona: Ju përshëndes të gjithëve në studio sepse ky eveniment ka marrë një fuqi mediatike dhe për mua.
Çfarë të ka dhënë kjo eksperiencë në “BBV 2”?
Kjo ishte në sfidë në vetvete. Sikurse kam një jetë të qetë thashë do shkoj dhe do merrem me diçka komplet ndryshe nga ritmi i jetës sime. Sot i uroj suksese të gjithë lojtarëve aty dhe të preferuarit tim Luizit.