Erzina, partnerja e reperit të njohur MC Kresha, ka ndarë për herë të parë disa detaje nga përditshmëria pranë artistit, duke folur hapur për dinamikën e jetës familjare dhe ndikimin e famës në marrëdhënien e tyre.
E pyetur se si është të jetosh pranë një personi publik, Erzina pranoi se nuk është gjithmonë e lehtë. “
Duke pasur parasysh angazhimet që ka Kresha dhe nivelin e famës që ka arritur, nuk është aspak e thjeshtë,” tha ajo. “Unë vetë jam më e tërhequr nga natyra, por tani edhe unë jam fytyrë publike përmes Merakï, dhe kjo e bën më sfiduese balancën mes privatësisë dhe ekspozimit.”
Megjithatë, ajo vlerësoi modestinë e partnerit të saj dhe natyrën e tij të thjeshtë. “Jam me fat që Kresha, përkundër famës, ka mbetur me këmbë në tokë. Jetojmë një jetë shumë normale dhe të qetë, larg asaj që ndoshta imagjinohet për një figurë publike.”
Në përshkrimin e tij si bashkëshort dhe baba, Erzina ishte e qartë
“Ai është jashtëzakonisht mbështetës dhe i përkushtuar ndaj familjes. Si prind, bën një punë të shkëlqyer me fëmijët tanë. Ndihem me fat që kam përkrah një njeri si ai.”
Kjo dalje e rrallë publike e Erzines hedh dritë mbi jetën e tyre të përbashkët dhe mënyrën se si ruajnë balancën mes famës dhe normalitetit.