Celebrities Live From Tirana

“Është personi më i dashur nga publiku…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton lojën e Mateos: Nuk e shoh fitues!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai u shpreh:

Njoh Mateon nga Elbasani, e njoh që 5 vjeç, kemi qenë edhe në të njejtin edicion të “Për’puthen”. Më pëlqen sjellja e tij në “BBV”. Ka treguar që është një djalë i mirë, bravo i qoftë për karakterin që ka treguar. Për momentin, është personi më i dashur nga publiku, nuk e shoh si fitues, nuk po bën lojë, por vështirësitë po i përballon mirë.

Ndërkohë, ai tregoi edhe disa foto të vjetra të tij, duke na zbuluar edhe të vërtetën e ndryshimeve drastike që ka bërë në jetën e tij.