Celebrities Live From Tirana

Ndarja tragjike dhe ndryshimi drastik, rrëfehet ish-konkurrenti i “Për’puthen”!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Ndërkohë, ai tregoi edhe disa foto të vjetra të tij, duke na zbuluar edhe të vërtetën e ndryshimeve drastike që ka bërë në jetën e tij.

Këto foto janë nga viti 2020. Kanë qenë shumë faktorë që kam qenë ashtu, një jetë e vështirë, një ndarje, përfundoi një dashuri e gjatë, bashkëjetuam për 5 vite. Ishte dashuria e parë.

Më tej, zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga lidhja e gjatë.

U ndamë sepse nuk funksiononte më për të. Pas kësaj ndarjes, unë thashë do bëhem personi më i mirë, ndarja ishte shumë tragjike.

Lidhur me Keijsin në “BBV”, ai dha mendimin e tij, teksa komentoi edhe raportin e banorit me Inën dhe Stelinën.