Eugena Tomini merr drejtimin e Inistitutit të Shëndetit Publik. Ajo zëvendësoi në detyrën Albana Ficon që u emërua si drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë pas dorëheqjes së Enkelejd Jotit.
Ky i fundit u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizorit Shqiptar disa ditë më parë. Këto lëvizje drejtorësh i provokoi shkarkimi i drejtorit të RTVSH Thoma Gëllçi që akuzohet për korrupsion.
Vendimi pë emërimin e Tominit është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se Eugena Tomini, ka qenë pjesë e ISHP-së, por në janar të këtij viti ajo u largua nga ky institucion pasi u emërua zv.ministre e Shëndetësisë.
Tomini nuk zëvendësoi asnjë prej zv.ministrave aktualë të kohës, por ju shtua ekipit prej tre zëvendësministrash në krah të ministres Ogerta Manastirliu.
Eugena Tomini ka qene një nga mjeket dhe drejtueset më aktive gjatë pandemisë së Covid-19.