Evropa vazhdon të përballet me pasojat e motit të keq, me rreshje të dendura dëbore. Në disa rajone të Gjermanisë e të Suedisë raportohet për rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe pezullim të lëvizjes së trenave. Në Bavari, një fëmijë 9-vjeç humbi jetën nga rrëzimi i një peme në autostradë. Në Zvicër, një ortek bore goditi një hotel, duke plagosur tre vetë, ndërsa në Norvegji disa rrugë janë bërë të pakalueshme. Në Austri, situata është përmirësuar disi, pasi ditët e fundit, dëbora arriti deri në 3 metra në zona të ndryshme. 7 persona humbën jetën dhe dy alpinistë rezultojnë të humbur.