I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë artisti Fabian Basha, një nga ish-anëtarët e grupit të njohur dhe shumë të dashur muzikor, Produkt 28. Ai ka folur më shumë mbi famën dhe menaxhimin e saj. Si ndikon fama tek VIP-at në botë, por dhe në Shqipëri? Po tek Produkt 28 si ka ndikuar fama në atë moshë të re?
Absolutisht që fama kur të vjen në atë moshë, të vjen me një impakt të vetin. Të detyron që ti të bësh disa zgjedhje pak më ndryshe, të sakrifikosh…
Çfarë duhet të sakrifikosh?
E para, ti jetë sociale nuk ke dot. Unë kam qenë gjithmonë njeri i jetës së natës, i party-t, i qejfit, gjithmonë e kam pasur këtë pjesë. Dhe fama të kufizon deri në njëfarë lloj pike. Të detyron të rrish pak i tërhequr, të jesh i mbledhur në atë zhguallin tënd. Pavarësisht se nuk jemi treguar shumë të kujdesshëm, por në mendje e kishim (qesh).