Sot është dita ndërkombëtare e fushatës anti-dezinformim e cila ka si qëllim për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat dhe mediave sociale.
Ndër VIP-at që zgjodhën t’i bashkohen nismës duke mos përdorur 24 orë rrjetet sociale ishin: Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Sacha Baron Cohen dhe Kim Kardashian e cila ishte e fundit që vendosi të bëhej pjesë e saj.
Nga ana tjetër aktorja hollivudiane Kerry Washington shkroi: ““I takon Facebook-ut dhe platformave të tjera që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes dhe minimin e demokracisë.”
Kjo nismë ka vënë nën presion kompanitë e mëdha të mediave sociale, aktivistë, qëverisë dhe firmave të ndryshme që reklamojnë në platformat e saj, për veprim më të ashpër lidhur me bllokimin e promovimit të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës.