Fansat e Netflixit janë të fiksuar pas një drame të re me tematikë mjekësore, duke e vlerësuar atë 10/10. Seriali i titulluar “The Trauma Code: Heroes On Call” doli muajin e kaluar dhe tashmë po bën zhurmë nga fansat e emocionuar të serialit. Në këtë serial luajnë Choo Young Woo si Yang Jae-won, Ha Young si Cheon Jang-mi dhe Ju Ji-Hoon si Baek Gang-hyeok. Drama koreane flet për kirurgun e traumës Baek Gang-hyeok teksa punon për të transformuar ekipin e tij të mjekëve.
Shikuesit tashmë i kanë parë të gjitha tetë episodet e këtij seriali dhe tashmë po kërkojnë me ngulm një sezon të dytë. “Sapo e shikova këtë serial, i adhuroj të gjithë personazhet e këtij seriali”-shkroi një përdorues në rrjetet sociale. Kishte edhe disa të tjerë të cilët nuk hezituan të shprehin entuziazmin për këtë dramë koreane.