Gossip Showbiz

Fansja më seksi e Kupës së Botës tanimë nis karrierën si DJ, rrëfen sfidat me të cilat po përballet!

Ish-Miss-i dhe tashmë DJ, Ivana Knoll, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa reflektime personale mbi sfidat me të cilat përballet si një grua e bukur në industrinë e muzikës. E pyetur nëse është e vështirë të jesh një DJ femër tërheqëse, ajo është shprehur hapur: “Absolutisht po”. Sipas saj, ndonëse pamja fizike mund të ndihmojë në sigurimin e angazhimeve në klube apo evente pasi shumë klube e ftojnë për shkak të paraqitje por kjo shpesh nuk mjafton për të fituar kredibilitet profesional.

“Industria është ende e dominuar nga meshkujt. Shpesh herë, gratë nënvlerësohen. Por fatmirësisht, gjërat po ndryshojnë”. Ajo gjithashtu shprehu keqardhje për DJ-të femra që ndihen të detyruara të fshehin anën e tyre sensuale për t’u pranuar si profesioniste. “Më vjen keq për të gjitha DJ-të që kanë ndjerë se duhet të fshehin sa seksi janë vetëm për t’u pranuar. Vite më parë ishte kështu. Por sot, gjërat kanë ndryshuar”.

Ivana theksoi rëndësinë e autenticitetit dhe të qenurit vetvetja në skenë. “Mund të vijë e veshur si djalë, me një bluzë të zezë dhe flokë të çrregullta, por ajo nuk jam unë. Nëse nuk sjell vetveten në skenë, çfarë sjell atëherë?”-përfundoi ajo. Knoll është aktualisht aktive si DJ dhe ka performuar në festivale të mëdha, përfshirë festivalin Ultra, si pjesë e turneut të saj veror që nisi pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Gjermani, ku u bë e njohur për veshjet e saj si tifoze e zjarrtë.