Celebrities Gossip Showbiz

Ivana Knoll rrëmben sërish vëmendjen në Botëror, por humbja e Kroacisë i prish festën në Dallas!

Ivana Knoll ka qenë sërish në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës, teksa u shfaq në stadiumin AT&T në Dallas për të mbështetur kombëtaren e Kroacisë në përballjen ndaj Anglisë.

E njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe veshjet në ngjyrat kuqezi të kombëtares kroate, Ivana tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe fotografëve, të cilët nuk reshtën së fotografuari atë gjatë gjithë ndeshjes.

Megjithatë, mbrëmja nuk përfundoi siç do të kishte dëshiruar tifozja më e famshme kroate. Kroacia u mposht me rezultatin 4-2 nga Anglia në ndeshjen e saj të parë në turne, duke e nisur me humbje aventurën botërore.

Pas përfundimit të takimit, Knoll reagoi në rrjetet sociale dhe komentoi paraqitjen e skuadrës së saj të zemrës.

Ishte një ndeshje e vështirë, por ne vazhdojmë përpara

-u shpreh ajo, duke shtuar më pas mesazhin motivues:

Forca Kroacia

Sipas saj, ekipi kroat zhvilloi një ndeshje të mirë, por disa momente vendimtare, përfshirë një penallti, ndikuan në rrjedhën e takimit dhe rezultatin final.

Si në çdo turne të madh futbolli, prania e Ivanës në tribuna nuk kaloi pa u vënë re. Kamerat televizive dhe telefonat e tifozëve ishin të drejtuar vazhdimisht nga ajo, ndërsa fotografitë dhe videot e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Prej vitesh, Ivana konsiderohet një nga tifozet më të njohura në botën e futbollit. Që nga paraqitjet e saj në Botërorin e Katarit, ajo është kthyer në një figurë mediatike globale, ndërsa mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta përshkruajnë si një nga personazhet më të spikatura të tribunave në çdo kompeticion të madh sportiv.