Ivana Knoll, e njohur në mbarë botën si tifozja më e famshme e Kroacisë, ka mbërritur në Dallas për të mbështetur kombëtaren kroate në ndeshjen hapëse kundër Anglisë në Kupën e Botës.
Bukuroshja kroate, e cila u bë fenomen global gjatë Botërorit të Katarit falë paraqitjeve të saj në tribuna, tregoi se ky është turneu i katërt botëror që ndjek nga afër, pas aventurave në Brazil, Rusi dhe Katar.
Sipas saj, Botërori i Rusisë mbetet më i veçanti për Kroacinë, pasi aty kombëtarja arriti suksesin më të madh në histori duke shkuar deri në finale, ndërsa Katari i la kujtime të paharrueshme.

HAMBURG, GERMANY – JUNE 19: Fan of Croatia, Ivana Knoll poses in the crowd before the UEFA EURO 2024 group stage match between Croatia and Albania at Volksparkstadion on June 19, 2024 in Hamburg, Germany. (Photo by Marko Lukunic/Pixsell/MB Media/Getty Images)
Në një prononcim për mediat, Knoll u shpreh optimiste për rrugëtimin e skuadrës së saj të zemrës, duke theksuar se Kroacia nuk hyn kurrë në një turne të madh vetëm për të marrë pjesë.
Ne nuk luajmë kurrë për pak. Gjithmonë synojmë maksimumin
-u shpreh ajo.
Përveç pasionit për futbollin, Ivana po zhvillon gjithnjë e më shumë karrierën e saj në muzikë. Ajo zbuloi se së fundmi performoi si DJ në festivalin e tifozëve të FIFA-s në Los Angeles, një ngjarje që tërhoqi rreth 40 mijë spektatorë.
Megjithatë, pavarësisht angazhimeve profesionale, ajo theksoi se mbështetja për Kroacinë mbetet prioritet dhe se do të vazhdojë të jetë pranë kombëtares në turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.
Knoll beson se skuadra e drejtuar nga Kroacia ka potencialin për të shkuar shumë larg edhe këtë herë.
Edhe nëse kjo nuk është skuadra më e fortë që kemi pasur, kroatët kanë treguar shpesh se dinë të surprizojnë dhe të shkëlqejnë kur ka më shumë rëndësi
-tha ajo.
Të gjitha sytë tani janë te përballja e shumëpritur mes Kroacisë dhe Anglisë, ndërsa tifozët kroatë shpresojnë që skuadra e tyre të nisë me fitore një tjetër rrugëtim drejt historisë.