Fasoneria në Shqipëri numëron rreth 40 mijë të punësuar, por këtë vit e gjithë industria deklaroi se ka punuar pa siguruar asnjë fitim. Ndonëse shitjet jashtë vendit janë rritur, fitimi ka rënë pas rëniës së vlerës së euros me 9 përqind brenda një viti. Përfaqësuesit e fasonëve bëjnë tirrje për rimbursim në kohë të TVSH-së, përndryshe thonë se rrezikojnë kolapsin.