Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ishte e pranishme mbrëmë në “Emirates” teksa ndoqi nga afër ndeshjen Arsenal-Real Madrid.
LEXO EDHE: Charlize Theron dhe Dua Lipa postojnë foton nga koncerti i artistes së njohur!
Siç duket nga fotot që janë shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja ka zgjedhur të veshë në këtë ndeshje një xhup portokalli. Duket se Dua i dhuroi fat skuadrës së saj të zemrës, Arsenali pasi triumfoi me shifrat e thella 3-0 kundër “Los Blancos”.
Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol. Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.