Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Ed Sheeran, artisti britanik i cili ka fituar katër çmime Grammy dhe ka arritur miliarda shikime në YouTube me këngët e tij, ka zbuluar se dy nga hitet e tij më të mëdha janë shkruar me mendjen te Rihanna. Gjatë një intervistë në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Sheeran tregoi se kënga “Shape of You” ishte krijuar për yllin e famshëm pop, ndërsa edhe hiti “Love Yourself” i Justin Bieber është frymëzuar nga Rihanna, me bashkëpunim nga Benny Blanco.

2. Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka dalë fitimtare në një çështje të rëndësishme ligjore që lidhet me megahitin e saj, “Levitating”. Një gjykatës federal në New York ka rrëzuar një padi për shkelje të të drejtave të autorit ndaj shtëpisë diskografike Warner Records dhe Dua Lipa-s, duke vendosur që kënga “Levitating”, e publikuar në vitin 2020, nuk ka kopjuar në mënyrë të paligjshme një këngë disko të vitit 1979. Gjykatësja Katherine Polk Failla ka dhënë një vendim përfundimtar në favor të Lipa-s dhe bashkëpaditurve të saj, duke konstatuar se paditësit nuk arritën të provonin ngjashmëri të konsiderueshme midis elementeve të mbrojtura të veprave.

3. I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron ka Edi Manushi. Në një intervistë mjaft të veçantë ku ka rrëfyer gjithçka rreth karrierës së tij ndër vite dhe jo vetëm. Elona e pyeti se sipas tij kush mund ta fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP” dhe Manushi u përgjigj duke thënë:

Nuk e di, mendoj që mund ta fitojë Gjesti.

4. Jennifer Lopez ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck, duke blerë një shtëpi luksoze me vlerë 18 milionë dollarë pranë Los Anxhelosit. Ky ndryshim erdhi disa muaj pas finalizimit të divorcit të saj me Affleck më 6 janar 2025, pas kërkesës që Lopez kishte paraqitur më 20 gusht të vitit 2024 për shkak të “ndryshimeve të papajtueshme”.

5. Xheneta Fetahu ka zbuluar partnerin e saj të ri përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale disa ditë më parë. Gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova, ajo kishte folur për të, ndërkohë që brenda shtëpisë pati një lidhje me Gjestin. Pas daljes nga programi, Xheneta ka konfirmuar se është ribashkuar me partnerin e saj të vjetër dhe ka theksuar se ai e ka përkrahur vazhdimisht.