Auto & Moto

Ferrari i fundit V-12 që fitoi garën prestigjioze po shitet për çmimin marramendës!

Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi 9 fitore në garën prestigjioze 24-orëshe, Ferrari nuk do të fitonte më një Le Mans për 58 vjet. Kur ndodhi, motori i makinës kishte vetëm gjysmën e cilindrave si ky klasik që po shitet tani. Ky, natyrisht, është një Ferrari 250 LM i vitit 1964 nga Scaglietti dhe po shitet përmes ankandit RM Sotheby’s.

Sipas listës së ankandit, kjo është e gjashta 250 LM e ndërtuar. Me këtë makinë, Ferrari arriti fitoren e parë në Le Mans nga një ekip privat. Gjendja raportohet si shumë origjinale me mirëmbajtje të kryer gjatë viteve për ta mbajtur atë në funksion. RM Sotheby’s tregon një vlerësim para ankandit prej 26 milionë dollarësh, por ne do të shohim se cili është çmimi aktual i shitjes në shkurt.

Rikujtojmë se Ferrari ka prezantuar makinën më të fuqishme deri më tani, modelin F80 që kap vlerën e 4 milionë dollarëve. Kjo hiper-makinë që do të prodhohet në vetëm 799 njësi, ka dyer që hapen lart dhe një sedilje unike për shoferin. Ferrari F80 arrin shpejtësinë prej nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 350 falë motorit të fuqishëm që prodhon 1,200 kuaj-fuqi. Fuqia vjen nga një kombinim i motorit V6 me benzinë dhe tre tjerë më elektrik. Bëhet fjalë për një hibrid që mbushet vetë. jo plug-in dhe nuk e ka opsionin e ngarjes me zero ndotje. Këto statistike e bëjnë makinën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar fabrika e Ferrari.

Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac. I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave. Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet.