Ashtu si çdo vit, stafi i Top Albania Radio-s dërgon virtualisht urimet e tyre për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2026, nga shtëpia jonë e madhe dhe me shumë shpresë për vitin që vjen. Urimet më të përzemërta nga familja jonë për tuajën…
Ledion Liço
Hej, miq të radios, unë jam Ledion Liço! Në 2026, uroj të gjithë ju të takoheni tek ai kopshti që është përtej të mirës dhe së keqes! Fat! Ju dua!
Kozeta Kurti
Hej, ti mik i Top Albania Radios, unë jam Kozeta Kurti! Uroj që ky vit të të hapë dyer të reja, të të sjellë mundësi të mira dhe të të udhëheqë drejt asaj që ti do më shumë! Gëzuar 2026!
Blendi Salaj
Ja, dhe një vit po vjen drejt fundit. Nga unë Blendi Salaj, të gjithë degjuesve të Top Albania Radios një urim nga zemra; Për një jetë më të mirë, për të qenë bashkë me të afërmit tuaj, për të shijuar energjinë e njëri-tjetrit. Syliva Plath shkruan se, është përgjegjësi e madhe të jesh vetëvetja, është shumë e lehtë të jesh dikush tjetër, ose askush fare. Prandaj në vitin e ri 2026, ji vetëvetja, kushdoqofsh! Gëzuar!
Dorjana Lato
Një 2026 sa më të mirë, me shëndet dhe të qeshura, se të tjerat rregullohen! Të na shkojë mbarë dhe gëzuar Vitin e Ri nga unë Dorjana Lato!
Edi Hallaçi
Gëzuar Vitin e Ri, uroj që 2026 t’ju sjellë qetësi, dritë dhe më shumë të vërteta të bukura për t’u ndarë me njëri-tjetrin! Si zëri që ju përshëndet çdo ditë nga edicionet e lajmeve, jam mirënjohës për besimin dhe vëmendjen tuaj, çdo titull, çdo kronikë dhe çdo lajm, merr kuptim vetëm sepse ju jeni aty për të na dëgjuar! Uroj që lajmet e vitit që vjen të na insipirojnë dhe të na bëjnë të besojmë në ditë më të mira! Gëzuar!
Ksenja Shoshaj
Edhe nëse humb në një det të pafund, një Yll Polar shndrit që ti ta ndjekësh. Edhe kur rruga humbet nën këmbët e tua, hapat lënë gjurmë. Edhe kur rruga të duket e gjatë, hapi i radhës të çon më afër. Ky vit le të jetë emocionues, si çdo gjë e re! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, nga unë Ksenja Shoshaj!
Armelda Methasani
Stop, mos lëvizni! Unë jam Armelda Methasani, dua t’i uroj të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radios, një fundvit plot buzëqeshje, pak çmenduri, energji që nuk shteron kurrë dhe momente që do t’i mbani mend gjatë! Gëzuar festat!
Ervin Nikolla
Uroj që për këtë Vit të Ri të gëzoni për ëndrra të realizuara, të vraponi pas atyre që ende doni të realizohen! Dashuroni sikur të mos kishte një të nesërme dhe buzëqeshni gjithmonë! Unë jam Ervin Nikolla dhe ju uroj një Vit të Ri spektakolar!
Glent Nallbani
Një urim i veçantë për të gjithë tifozët e Kombëtares që bëjnë sakrifica për ekipin. Do jenë të shumtë edhe në Poloni, në mars. Nga unë Glenti Nallbani, Gëzuar Vitin e Ri!
Edi Manushi
Hej miq, gëzuar, gëzuar, gëzuar! 2025 na la, 2026 vjen më e fuqishme, me surpriza edhe për futbollin. Gëzuar, nga unë Ed Manushi!
Ilvi Begolli
Uroj që Viti i Ri t’ju gjejë me zemër të qetë, me mendje plot ide të bukura dhe me njerëzit që doni më shumë pranë! Çdo hap i juaj të jetë i sigurtë, të ketë një arsye të vogël për buzëqeshje dhe çdo ëndërr të marrë një hap më pranë jetës! Qoftë një vit me shëndet, qetësi, guxim dhe sa më shumë gëzime në zemër! Nga unë Ilvi, bekime në familjet tuaja!
Edea Demaliaj
Nëse po më dëgjon, dua të të jap një uratë! Thonë se jam e mbarë me bekime, ndaj mbani vesh; Uroj që 2026 të jetë një vit plot shëndet, fat e dashuri! Uroj që këtë vit ta duam më shumë njëri-tjetrin, e akoma më shumë veten, jo vetëm kur jemi perfektë, sidomos kur jemi njerëzorë! Kur zemra gjen paqe brenda, bota jashtë fillon të ndriçojë. Nga unë Edea Demaliaj, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!
Elona Duro
Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një muaj si ky. Ndaj dhe meritojnë mesazhet më të bukura për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Gëzuar, gëzuar, gëzuar! Kjo është periudha më e veçantë e vitit, që mbart mesazhe speciale për t’ju uruar të gjithëve ju gëzuar Festat! Nga unë Elona Duro, shumë urime, plot shëndet dhe gëzime paçi në familjet tuaja!
Erma Mici
Nga unë Erma, dua t’ju uroj gëzuar Festat, dashuri dhuroni! Kudo ku të jesh, mos harro, me vete do kesh Top Albania Radion!
Anxhelo Shkreli & Julian Hurdha
Pjatat me meze, gotat me raki, nga çunat e Top Fare, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Paqe, lumturi, begati e shëndet! Dëgjoni Top Fare, se ne ju kemi xhan!
David Prifti
Dëgjoni, dëgjoni pak! Çdo fundvit pyesim veten ose Babagjyshin, a jemi sjellë mirë për të merituar një dhuratë të bukur? Epo, përgjigjen jua them unë. Këtë vit ju keni qenë fantastikë. Ndaj, kam një dhuratë që askush prej jush nuk e pret. Përpara jush, Rihanna; Ju dua shumë, gëzuar! Nga unë Davidi dhe Rihanna, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!
Eriselda Doko
Me mirënjohje për çdo zemër që ka qëndruar pranë nesh, le të hyjmë në këtë vit të ri me dritë dhe mirësi! Uroj që në çdo ditë të 2026 të numëroni bekimet dhe arsyet e reja për të qenë mirënjohës! Le të falim sa më shumë fjalë të mira dhe përqafime, sepse mirësia është dhurata më e çmuar që ne mund të japim! Gëzuar, nga unë Eriselda Doko!
Mateo Kadriu
Gëzuar 2026! Uroj një vit me momente që ju gëzojnë zemrën dhe pse jo, edhe ndonjë Play Station dhe iPhone të ri që rastësisht ju del përpara! Gëzuar, nga unë Mateo Kadriu!
Anton Bello
Përshëndetje, unë jam Anton Bello! Ju uroj gëzuar festat, sa më pak kredi, sa më shumë lekë! Gëzuar!
Jonida Aliçkolli
Gëzuar festat! Paçi dritë në shpirtin tuaj, shumë dashuri, paqe, shëndet, lumturi dhe gjithë gjërat më të bukura që ka bota për të gjithë ju! Nga unë Jonida Aliçkolli, gëzuar!
Lei Kraja
Hej, Top Albania Radio, unë jam Lei Kraja! Ju uroj gëzuar festat e fundvitit dhe qoftë një vit sa më plot dashuri për ju!
Lorenc Jemini
Unë jam Lorenc Jemini, uroj të gjithë shqiptarët gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Sa më shumë shëndet, fat dhe sport ju uroj! Gëzuar, gëzuar!
Niko Komani
Hello, unë jam Niko Komani dhe ju uroj festat më të bukura dhe të shndritshme për këtë vit! Gëzuar!
Heidi Baci
Hëzuar festat të gjithëve ju që na ndiqni, në këtë periudhë të bukur uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me paqe, ngrohtësi dhe buzëqeshje! Faleminderit që keni qenë pjesë e këtij viti së bashku me ne! Le të na gjejë 2026 me më shumë shpresë, shëndet dhe momente të mira për secilin prej jush! Gëzuar festat dhe Vitin e Ri, nga Heidi Baci!
DJ Keddos
Përshëndetje, unë jam Keddos, DJ i Top Albania Radio! Me zemër ju uroj, gëzuar festat e fundvitit!
Pardon My French
Dashni, sukses, shëndet, pare mbi të gjitha! Gëzuar nga Pardon My French!
Salsano Rapi
Në këtë botë të mjerë, të qeshurit është e vetmja gjë e çmuar që na ka mbetur! Paçi një vit të ri sa më të qeshur e të gëzuar! Ky urim ju vjen nga unë, Salsano Rapi!
She’s On Air
Uroj që 2026 t’ju sjellë sa më shumë surpriza të bukura, se sa faturat e dritave! Më shumë plane që dalin mirë, se sa plane që shtyhen! Dhe sa më shumë qeshje, se sa nerva! Le të jetë viti që na ecën jeta siç na ecën WiFi kur s’kemi nevojë për të! Gëzuar festat nga She’s On Air!
Gëzim Sinemati
Unë jam Gëzim Sinemati! I uroj të gjithë shqiptarëve sa më pak halle, sepse këtu tek ne halli hallit nuk i ngjan! Pasion për të vërtetën! Gëzuar!
Sofi Kotepano
Ka shumë thënie që mund të përmbledhin atmosgerën e këtyre festave, por këtë vit unë zgjodha një këngëtare që ka një filozofi paksa më lozonjare. Nga unë Sofi, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Dhe mos harroni, falni sa më shumë dashuri!
Wizii DJ
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2026! Uroj që të jetë viti ku ndihesh më i lumtur, më i plotësuar, më pranë vetes dhe më larg gjithçkaje që nuk të shërben më! Gëzuar me zemër plot për ty dhe për të ardhmen që të pret, Wizii DJ!