Aktualitet

Fier, theu lejen e dhënë nga burgu, arrestohet një 36-vjeçar

Policia prangosi një 36-vjeçar pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Fierit duke mos u kthyer më në qeli. Ai u arrestua pranë një qendre tregtare në Fier.I riu nga Ballshi vuante dënimin me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike. Tashmë do të përballet me akuza të reja si “Falsifikim dokumentesh” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.