Aktualitet

Vapa, kujdes fëmijët! Mjekët këshillojnë: Hidratim dhe kujdes të shtuar gjatë plazhit. Shmangni orët e pikut

Teksa temperaturat e larta kanë prekur ekstremet, kujdes të veçantë kërkon mbrojtja e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë.

Mjekët këshillojnë mosekspozim në diell në oraret e pikut dhe hidratim të vazhdueshëm.

Fatmirësisht në pediatrinë e Elbasanit, temperaturat e larta, nuk janë shoqëruar me komplikacione apo hospitalizim të fëmijëve.

Sipas mjekëve një kujdes i shtuar kërkohet edhe gjatë plazhit. Foshnjat nën 6 muajsh nuk duhet të ekspozohen në diellin e pikut dhe as qëndrojnë në çadra në oraret e drekës. Rekomandohet ekspozimi i mëngjesit dhe pasditeve të vona.