Vijojnë telashet për presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia. Teksa Botërori 2026 po shkon në fazat finale të tij, FBI dhe prokurorët e përgjithshëm kanë nisur hetimet mbi bizneset e kompanisë së tij TourProdEnter LLC në SHBA.
Dy burime që janë në dijeni direkt të këtyre hetimeve, konfirmuan për të përditshmen ‘La Nacion’ që prokurorët federalë dhe agjentët e FBI kanë nisur të marrin në pyetje dëshmitarë për operacionet financiare të Federatës Argjentinase të Futbollit në SHBA.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, hetuesit e Departamentit të Drejtësisë kërkojnë të kuptojnë mënyrën sesi ka vepruar kompania që drejton presidenti i AFA dhe si i kaluar një shumë mbi 300 milionë dollarët përmes një sistemi financiar dhe nëse ndonjë nga këto operacione mund të kenë përbërë krim i kryer në juridiksionin amerikanoverior.
Agjentët e FBI zhvilluan një takim me sipërmarrësin Guillermo Tofoni në një videokonference në platformën Zoon duke analizuar nëse operacione të caktuara të lidhura me Federatën Argjentinase të Futbollit mund të përbëjnë krime si pastrim parash apo mashtrime përmes sistemit bankar amerikan
Hetimi nisi në 2025 nga 3 prokurorë të përgjithshëm; Patrick Gushue dhe Christopher Ting, në Washington DC dhe Michael Berger, në distriktin e Jugut në Florida.
Vëmendja te kompania u kthye në momentin kur ajo mori përsipër rolin si agjente e arkëtimit për kontratat që Federata Argjentinase e Futbollit nënshkroi me sponsorë e kompani të tjera.
TourProdEnter LLC funksionoi si një mjet arkëtimi për kontratat ndërkombëtare të AFA, duke kanalizuar qindra miliona dollarë të ardhura nga kompani shumëkombëshe si Adidas (60 milionë dollarë amerikanë) dhe Ëarner (40 milionë dollarë amerikanë).