Aktualitet

Fiks Fare/ Skandal me bukën, prodhohet me grurë për kafshët

“Fiks Fare” denoncoi një skandal me miellin që përdoret në Shqipëri. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel zbuluan se standardi i bukës që aktualisht prodhohet në vendin tonë, rezulton më i ulëti  në Europë. Tregun e mbizotëron mielli që vjen nga Serbia dhe Kosova, me  cilësinë më të dobët të proteinës, nën 12%.