E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4” si dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi…
Si e shikon situatën mes Eglit dhe Gjestit?
Tek dashuria, unë nuk besoj që ta ketë aq të sinqertë karshi Gjestit. Unë mendoj se është një fiksim. Fiksim ndaj Gjestit dhe ndaj famës. Unë mendoj se njeriu nuk e ndan dot atë limitin, vijën e hollë mes dashurisë dhe fiksimit. Në momentin që ti ndahesh, atëherë e kupton a ka qenë fiksim apo dashuri. Prandaj duhet ta provosh ndarjen. Unë mendoj se Egli ngaqë ka thënë një fjalë që “më pëlqen”, dhe dalja e Xumit në atë mënyrë që e bëri Egli, ajo do që t’i shkojë deri në fund dhe mendoj se është një nga ato femra që atë që e kërkon, do ta arrijë. Por nuk është dashuri, është fiksim. Normal që dhe për famë. Për famë njeriu çfarë nuk bën, jo më një lidhje.