Gossip Live From Tirana

“Mes Mirit dhe Selin ka pasur ndjenja”/Olta Sheta: E meriton fitoren…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta. Ajo ka bërë një analizë të lojës së katër finalistëve të “Big Brother VIP 5” dhe se cili do të fitojë sipas saj…

A e sheh Mirin si fitues?

Në këtë pikë të lojës, unë mendoj se fitoren e meriton Miri. Miri nuk është se ka bërë ndonjë lojë ‘wow’, ndonjë lojë agresive. Miri ka qenë një ndër lojtarët më të qetë aty brenda, një nga lojtarët që tërhiqej më shpejt, sepse ashtu mendoj unë se është Miri, ka një edukatë. Në momentin që ti i flet sipër, Miri tërhiqet. Në momentin që ti i ngre zërin, Miri po prapë tërhiqet. Miri ka dhe gabime. Ndoshta Miri e fiton nga gabimet këtë edicion dhe jo nga loja që ka bërë, ndoshta nga gabimet që ka bërë. Një nga gabimet që ka bërë Miri është kur Rogerti i përmendi incestin, unë nuk do e pranoja kurrë që të krijoja një miqësi pavarësisht se kush është Rogerti, do kisha preferuar mos t’i flisja më fare. Për një baba, ky është maksimumi. Mos t’i fliste fare Rogertit, as mirëmëngjes, asgjë, dhe Rogerti nuk do merrej më fare me Mirin. Por mendoj se ishte një stepje e Mirit, sepse Miri mund ta ketë parë Rogertin si një lojtar të fortë, e ka kuptuar që po zgjon gjithë “Big-un”. Nëse do ta fitojë BBV, Miri do ta fitojë nga gabimet e bëra. Miri më është dukur një nga djemtë më me edukatë, nuk ka ofenduar kurrë në atë shtëpi, sidomos vajzat. Unë mendoj që në këtë pikë të lojës, Miri është goditur më shumë nga çdo banorët. Gafa e Mirit është që tha për Selin që e do si vajzën e vet, dhe ajo e qara në Dhomën e Rrëfimit ishte një interpretim shumë i mirë nga jashtë. Unë mendoj që mes tyre ka pasur ndjenjë, nga të dyja palët. Asgjë nuk nis vetëm. Për mua, ata të dy kanë pasur ndjenjë. Miri dukej më i afeksionuar. Por është ajo ndërgjegjja që të thotë “çfarë po bën, zgjohu”. Mua më ka pëlqyer Miri në një pikë, kur i ka thënë Selin për t’u sqaruar: “Ose ne të dy kemi luajtur pisët, ose ne të dy kemi ndjenja për njëri-tjetrin. Më thuaj ti kë të pranoj?”.