“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
Wicked: For Good
Sensacioni global kinematografik e kulturor, që u bë përshtatja më e suksesshme e Broduejit, tani arrin në përfundimin e saj epik, elektrizues dhe emocional në filmin Wicked: For Good. Sërish me regji nga regjisori fitues I disa çmimeve Jon M. Chu dhe me rikthimin e aktoreve spektakolare, të udhëhequra nga kandidatet për çmimin Academy Award® Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, kapitulli I fundit I historisë së patreguar të shtrigave të Ozit nis me Elfabën dhe Glindën të zemëruara dhe duke jetuar me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Elfaba (Cynthia Erivo), tani e demonizuar si Shtriga e Keqe e Perëndimit, jeton e përzënë, e fshehur në pyllin Ozian ndërsa vazhdon luftën për lirinë e kafshëve të heshtura të Ozit dhe përpiqet me çdo kusht të ekspozojë të vërtetën që di ajo për Magjistarin (Jeff Goldblum). Glinda, ndërkohë, është bërë simboli plot shkëlqim i Mirësisë për gjithë Ozin, jeton në pallat në Qytetin e Smeraldtë dhe gëzon të mirat e famës dhe popullaritetit. Sipas udhëzimit të Madamë Morribëllit (fituesja e çmimit Oscar® Michelle Yeoh), Glinda përdoret për të shërbyer si qetësuese e Ozit, duke I siguruar masat se gjithçka shkon mirë nën sundimin e Magjistarit. Ndërsa fama e Glindës rritet dhe ajo përgatitet të martohet me princin Fiero (fitues I çmimit Oliver dhe kandidat për çmimet Emmy dhe SAG Jonathan Bailey) në një dasëm spektakolare Oziane, por e shqetëson ndarja nga Elfaba. Ajo tenton të arrijë një pajtim mes Elfabës dhe Magjistarit, por këto përpjekje do të dështojnë dhe Elfaba e Glinda do të largohen ende më shumë. Pasojat e kësaj do ta transformojnë përgjithmonë Bogun (kandidati për çmimin Tony, Ethan Slater) dhe Fieron dhe kërcënojnë sigurinë e motrës së Elfabës, Nesarosës (Marissa Bode), kur një vajzë nga Kanzasi vjen dhe futet si furtunë në jetët e tyre. Ndërsa një turmë e zemëruar ngrihet kundër Shtrigës së Ligë, Glinda dhe Elfaba do të duhet të bashkohen një herë të fundit. Me miqësinë e veçantë si boshtin e të ardhmes së tyre, do të duhet të shohin vërtetë njëra tjetrën, me sinqeritet dhe empati, nëse duhet të ndryshojnë veten dhe gjithë Ozin, për mirë.
Kolona zanore e filmit vjen sigurisht nga Ariana Grande me “The Girl in the Bubble”.
“Oh. What. Fun.”
Në filmin “Oh. What. Fun.”, një nënë e përkushtuar me emrin Claire Clauster (Michelle Pfeiffer), e cila zakonisht orkestron Krishtlindjet kaotike të familjes së saj, lihet aksidentalisht pas kur familja e saj niset për një shëtitje të veçantë festive pa të. Duke u ndjerë e pavlerësuar dhe e padukshme, Claire nis një aventurë spontane solo, duke e detyruar pjesën tjetër të familjes së saj të nxitojë për ta gjetur atë dhe për të menaxhuar vetë Krishtlindjet.
Ngjarja është një kthesë humoristike dhe e sinqertë e skenarit të “I Vetëm në Shtëpi”, duke eksploruar temat e familjes dhe vetëzbulimit gjatë sezonit të festave. Ndërsa Claire shijon lirinë e saj të sapogjetur, familja e saj (duke përfshirë personazhet e luajtur nga Felicity Jones, Chloë Grace Moretz dhe Denis Leary) detyrohet të kuptojë se sa shumë punë është dashur për përgatitjet e festave. Në fund të fundit, Claire rizbulon magjinë e vërtetë të festave dhe mëson se çfarë ndodh kur Krishtlindjet shkojnë “jashtë skenarit”.