Sport

Final 4/ Vllaznia në finalen e sezonit, mposht 2-1 Dinamon! Balaj dopietë me 11 metërsh!

Vllaznia është finalistja e parë e “Final 4”, duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, Vllaznia mposhti 2-1 Dinamon në gjysmëfinalen e parë të “Final 4” dhe pret rezultatin e çiftit Egnatia – Partizani (5 maj), për të mësuar rivalët në finalen që do vendosë titullin kampion në Superligë.

Në kryeqytet dueli ishte me një ritëm të kënaqshëm, me raste në të dyja portat.

Ishte Dinamo që fitoi një penallti, por VAR thirri për kontroll arbitrin Eldorjan Hamiti dhe lezhjani ktheu vendimin e parë.

Më pas ishte radha e Vllaznisë që fitoi dy penallti, me Balaj që shënoi në minutat 29-të dhe 37-të për t’i dërguar në 19 golat sezonal.