Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat për duelin Egnatia-Dinamo

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit se kanë dalë sot në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, që do të luhet më 1 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Dinamo City dhe Egnatia janë dy skuadrat që do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2024/2025. Finalja do të luhet më 1 maj në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dinamo City siguroi kualifikimin pas fitores 4-3 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e kthimit, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia mposhti Partizanin me rezultatin 0-2.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-1 për Egnatian, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve (pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë). Sfida u zgjat në minutat shtesë, ku rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova përmbysën rezultatin, duke siguruar një kualifikim dramatik për në finalen e këtij edicioni.

Biletat mund të bilhen online në e.bileta.al (BLI KËTU BILETAT)