Sport

Fitore në frymën e fundit, Laçi mund Skënderbeun dhe shpallet kampion i Kategorisë së Parë!

Laçi ka siguruar titullin kampion në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/26, duke mposhtur Skënderbeun në një ndeshje dramatike të luajtur në shtëpi.

Goli vendimtar u shënua nga Arlind Kurti në minutën e 96-të, duke i dhënë ekipit të Shensoj një fitore të çmuar 1-0.

Skënderbeut i mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur fronin, por përballë një kundërshtari të vendosur dhe pas një incidenti me karton të kuq për Ndiajen në pjesën e dytë – vendim që u rishikua nga VAR dhe fillimisht ishte vetëm karton i verdhë – ëndrrat për titullin u shuan në sekondat e fundit.

Kurti ishte ai që vendosi gjithçka, duke dërguar topin në rrjetë në minutat shtesë, ndërsa lojtarët e Laçit shpërthyen në festë, kurse Skënderbeu përjetoi një mbrëmje të hidhur në shtëpi.

LEXO EDHE: Plot katër ekipe për mbijetesë me pikë të barabarta! Kush është më e avantazhuara në Superiore sipas rregullores së FSHF?

Rezultati përfundimtar:

Skënderbeu 0-1 Laçi

90+6′ Kurti

LEXO EDHE: Kategoria Superiore/ Java e 35-të luhet të mërkurën në 16:00, sfida vendimtare për “Final Four” dhe mbijetesën!