Celebrities Gossip Music Showbiz

Fituesi i Eurovizionit, Nemo Mettlet mbështet thirrjet për përjashtimin e Izraelit nga festivali!

Kampioni aktual i Eurovision-it ka shprehur mbështetjen e tij ndaj thirrjes për të përjashtuar Izraelin nga gara e vitit 2025. Nemo Mettler, i cili përfaqësoi Zvicrën dhe fitoi konkursin në vitin 2024 me këngën The Code, kishte qenë më parë kritik ndaj pjesëmarrjes së Izraelit, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Para edicionit të kaluar, Nemo iu bashkua thirrjeve për bojkot nëse këngëtarja izraelite Eden Golan do të lejohej të merrte pjesë në garë.

Si përfaqësuesi i parë haptazi jo i përcaktuar në gjini i Zvicrës në Eurovision, Nemo ishte një nga nëntë artistët që nënshkruan një deklaratë të përbashkët në shenjë solidariteti me Palestinën. Edhe këtë vit, këngëtari dhe reperi ka përsëritur qëndrimin e tij kundër përfshirjes së Izraelit në këtë ngjarje.

Në një intervistë për HuffPost UK, Nemo tha: “Personalisht mendoj se nuk ka kuptim që Izraeli të jetë pjesë e këtij edicioni të Eurovision-it dhe as e Eurovision-it në përgjithësi. Nuk jam i sigurt sa shumë dua të hyjë në detaje, por mund të them se nuk e mbështes pjesëmarrjen e Izraelit në këtë garë për momentin”.

Ndryshime të reja mund të vijnë në mënyrën se si shpallen shtetet finaliste nga gjysmëfinalet në Eurovision Song Contest 2025. Këto ndryshime u zbuluan në dokumentarin e transmetuesit zviceran SRF, me titull “Der Weg zum ESC 2025” (“Rruga drejt Eurovision 2025”). Sipas raportimeve nga ESC Discord, skenari i shfaqur në dokumentar sugjeron se gjatë njoftimit të finalistëve do të paraqiten nga tre shtete njëkohësisht, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të shpallet si kualifikues. Kjo qasje e re duket se synon të rrisë tensionin dhe emocionin, duke marrë inspirim nga formate televizive si The X Factor.

Ndërkaq, thashethemet për rikthimin e madh të Céline Dion në Eurovision po shtohen, teksa raportet e fundit sugjerojnë se ekipi i prodhimit të konkursit të këtij viti, është në negociata të avancuara me yllin ndërkombëtar kanadez. Sipas gazetës zvicerane Le Matin, emri i Céline Dion është përfshirë dy herë në skenarin e shfaqjeve live të Eurovision 2025. Konkretisht, në gjysmëfinalen e parë më 13 maj është planifikuar një nderim i veçantë për këngëtaren që i dha Zvicrës fitoren në vitin 1988.