Gossip Showbiz

Fjolla Morina përfundon në spital! “Thuaji ‘jo’ gjërave…”

Prej së dielës, këngëtarja e njohur Fjolla Morina ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pas një gjendjeje shëndetësore që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes disa imazheve të shpërndara në WhatsApp, ku shfaqej në një ambient spitalor, të shoqëruara me një mesazh reflektues:

Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji ‘jo’ gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur.

Edhe pse Morina nuk dha detaje të drejtpërdrejta mbi shkaqet e shtrimit në spital, burime pranë saj kanë shprehur se dyshohet për një mbidozë të mundshme medikamentesh, e cila ka shkaktuar komplikacione dhe përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së saj.

Fatmirësisht, këngëtarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor prej më shumë se 24 orësh.

Nuk dihet ende nëse Fjolla do të qëndrojë gjatë në spital, ndërsa ndjekësit e saj në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejtë dhe kthim të shëndetshëm në jetën e përditshme.