Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe të thellë në një intervistë së fundmi, ku ka zbuluar aspekte të panjohura të jetës së saj personale dhe profesionale.
Fjolla ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar, e cila ka pasur ndikim të dukshëm në shpërndarjen e mesazheve të saj në rrjetet sociale. Ndër të tjera ka treguar se një prej miqve të saj, këngëtari i njohur Labinot Tahiri e ka ndihmuar atë financiarisht në periudhën e saj të vështirë.
Labi ishte një mik i vërtetë. Më ndihmoi në mënyra që nuk i kisha imagjinuar dhe më qëndroi pranë kur shumë të tjerë më kthyen shpinën
Në intervistë, këngëtarja gjithashtu ka zbuluar disa detaje për jetën e saj private, duke konfirmuar se aktualisht është në një lidhje romantike me person jeton në Dubai. Fjolla tha se është shumë e lumtur në këtë marrëdhënie, duke theksuar se kjo lidhje është e rëndësishme për të. Ajo e përmendi me humor edhe lidhjen e saj të kaluar me shqiptarët, duke thënë:
Nuk është shqiptar, jeton në Dubai. Me këta këtu më kanë dalë për hundësh.