Showbiz

Flet grabitësi i Kim Kardashian: “Ajo ishte një objektiv kaq i thjeshtë”

Organizatori i grabitjes së armatosur të Kim Kardashian në Paris ka thënë se postimet e “yllit të rrjeteve sociale” i dhanë atyre të gjitha informacionet për kryerjen plaçkitjes 10 milionë dollarëshe.

Detajet e gabimeve trashanike të 39-vjeçares amerikane kanë dalë në dokumentet ligjore që po hartohen me grabitësit e kapur në Paris.

Kreu i tyre Aomar Ait Khedache, tha se Kardashian ishte një “objektiv i thjeshtë” pasi shpërndante detaje private të zotërimeve të saj luksoze, madje dhe vendndodhjen e tyre.

Këtu përfshihej dhe unaza e diamantit 20 karat, me vlere rreth 4 milionë dollarë që ka marrë nga bashkëshorti Kanye West.