Aktualitet

Florenc Spaho jep dorëheqjen si drejtor i QSUT, ja kush e zëvendëson!

Drejtori i QSUT, Florenc Spaho është dorëhequr nga detyra. Ai u emërua në krye të qendrës spitalore më të madhe në 22 korrik të këtij viti.

Në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të emërohet Anxhela Paparizo. Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste.

Prej vitesh ajo jeton dhe punon në Kanada.

Florenc Spaho kishte marrë detyrën më 22 korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Donjeta Balin, e cila po ashtu ishte larguar vetëm pak muaj pas emërimit.