Aktualitet

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit!

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e rënë te pallati 12 katësh pranë QSUT.

Top Channel bën me dije se togat e zeza kanë liruar nga qelia Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna.

Ata u arrestuan pas ngjarjes së rëndë, ku si pasojë e flakëve që fillimisht përfshinë fasadën e pallatit, u dogjën në brendësi disa prej apartamenteve.