Aktualitet

Hetimet për zjarrin te QSUT/Merren në pyetje 5 fëmijë!

Grupi hetimor mori në pyetje pesë të mitur në kuadër të hetimeve për zjarrin që përfshiu pasditen e 14 prillit, një pallat pranë QSUT-së.

Të miturit, banorë të godinës, janë identifikuar nga kamerat e sigurisë pranë një koshi me kartona, që dyshohet si vendi i nisjes së zjarrit. Marrja në pyetje është kryer në prani të prindërve dhe psikologëve.

Sipas dëshmive të tyre, mohuan çdo veprim të qëllimshëm, duke deklaruar se pranë koshit kanë parë një vazo nga e cila dilte tym.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akt-ekspertimi për përcaktimin e shkakut të zjarrit nuk ka përfunduar ende.

Për këtë ngjarje, në masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” janë duke u hetuar Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna për “Shkelje të rregullave për mbrojtjen nga zjarri”.