Aktualitet

Fluks i madh udhëtarësh nga Kosova drejt Shqipërisë

24 orët e fundit, pika e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, u përball me fluks të lartë hyrjesh. Krahas shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, raportohet dhe një numër i lartë turistësh të huaj. Sipas Policisë Kufitare, brenda këtij harku kohor e kaluan traun mbi 20 mijë persona, me më shumë se 6 mijë automjete. Vetëm sot në orët e para, e kaluan traun 4 mijë vetë, me 2 mijë makina.