Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka shtuar numrin e sporteleve, për të menaxhuar fluksin e kërkesave për analizat në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Për ata që janë në punë dhe e kanë të pamundur të paraqiten në zyrat e këtij institucioni deri në orën 16:00, ASHR ka shtuar edhe një turn pasdite nga ora 16:00 deri në orën 18:00.