Bota

Fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni!

Gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden deklaroi se vuri në gatishmëri burime federale, si dhe miratoi fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke i cilësuar si “zjarret më të rëndë që kanë goditur Los Anxhelosin.”

Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret. Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane. Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Ndërsa Biden po i jepte fjalën zv.presidentes, Kamala Harris vuri në dukje se ajo u prek drejtpërdrejt nga pasojat e zjarreve. Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse u dëmtuar nga zjarre. Situatën në Los Anxhelos, Harris e quajti “apokaliptike”.

Kjo do të ketë ndikim për shumë muaj dhe vite në vijim.

Të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen nga flakët që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpive të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.

Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e famshme “Hollywood Hills”, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mesin e shumë shtëpive që janë djegur në tërësi, përfshihen edhe rezidencat e shumë yjeve të njohur të Hollivudit. Mbi 180 mijë vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Megjithatë, ky sezon ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave e thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore.