Mbi 345 milion lekë janë akorduar si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje, shkruan ministri.
Sipas ndarjes së fondeve, bashkitë përfituese janë:
Delvinë – 36 milion lekë
Dibër – 10,5 milion lekë
Gramsh – 86,6 milion lekë
Has – 0,7 milion lekë
Rrogozhinë – 1,8 milion lekë
Krujë – 146 milion lekë
Kukës – 0,6 milion lekë
Librazhd – 0,2 milion lekë
Peqin – 4 milion lekë
Tepelenë – 0,3 milion lekë
Kamëz – 2 milion lekë
Maliq – 1,2 milion lekë
Finiq – 40 milion lekë
Dropull – 7,7 milion lekë
Malësi e Madhe – 6,6 milion lekë