Auto & Moto

Ford do të ndërpresë prodhimin e këtyre modeleve të makinave? Pse?

Ford ka vendosur të ndërpresë prodhimin e disa prej modeleve të saj ikonë, duke përfshirë Mondeo, Fiesta dhe Focus. Mondeo e fundit u ndërtua në prill 2022, ndërsa Fiesta e fundit u prodhua në korrik 2023.

Në fund të këtij viti, edhe Focus do të ndalojë prodhimin, duke shënuar fundin e një epoke të rëndësishme për kompaninë në Evropë, pasi ky model ka qenë një prej më të rëndësishmëve që nga debutimi i tij në 1998.

CEO i Ford, Jim Farley, shpjegoi se ky hap është pjesë e strategjisë së kompanisë për të dalë nga “biznesi i mërzitshëm i veturave” dhe për t’u përqëndruar në zhvillimin e “automjeteve ikonike”.

Ai pranoi se, edhe pse modelet si Fiesta dhe Mondeo kishin një lidhje të fortë me klientët, Ford nuk po arrinte të siguronte fitime të mjaftueshme për të garantuar investimet e ardhshme në këto produkte.