Sport

Formula 1, Andrea Kimi Antonelli triumfon në Pole Position!

Andrea Kimi Antonelli ia del sërish. Piloti italian i Mercedes-it fitoi Pole Position në Çmimin e Madh të Japonisë, i dyti radhazi për të në këtë sezon të Formulës 1.

Në pistën e Suzukës, Antonelli ishte më i shpejti dhe e përshkoi atë me kohën 1 minutë 28 sekonda e 778 të mijtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, George Russell me 298 të mijtat më shumë që do të thotë se edhe këtë radhë vija e startit të garës do të jetë e gjitha Mercedes.

Kohën e tretë më të mirë në kualifikuese e shënoi Oscar Piastri me McLaren me 1 minutë 29 sekonda e 132, i ndjekur nga Charles Leclerc në të katërtin me pilotin nga Montecarlo që ishte më i shpejti në dy sesionet e para Q1 dhe Q2.

Vija e tretë e startit të garës plotësohet nga kampioni i botës në fuqi, Lando Norris dhe Lewis Hamilton me Ferrari të pozicionuar në vendin e 5-të e të 6-të.

Por, suprizën më të madhe e shkaktoi Max Verstappen me Red Bull, me holandezin që do të niset nga vendi i 11-të në garën e nesërme. Dhjetëshen e pilotëve më të mirë në provat kualifikuese e plotësojnë Gasly, Hadjar, Bortoleto e Lindblad.