Lifestyle

Fotot mahnitëse të kameleonit të uritur, pinguinit që kërkon strehë, mes më magjepsëseve të botës së egër

Shkaba që lëshohet në fluturim mbi një faqe të thepisur shkëmbore në Pirene, dhe një pinguin i kujdesshëm që kërkon strehë në brigjet e Afrikës së Jugut, ishin mes koleksionit të mëposhtëm të fotove mahnitëse të natyrës.

Mes 50 imazheve të përzgjedhura në konkurrimin e Agoro, #Nature2020, këndi i përkryer i kameleonit që i ngul sytë pilivesës në Indonezi, pritet të jetë fituesja.