Bota

Francë, kasapët kërkojnë mbrojtje nga veganët

Kasapët në Francë i kërkuan qeverisë t’u sigurojë mbrojtje policore nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, me justifikimin se siguria e tyre është e kërcënuar dhe se vegjetarianët po përpiqen të imponojnë mbi kombin një stil jetese pa mish. Federata franceze e Kasapëve i shkroi Ministrisë së Brendshme një letër, ku thuhet se dyqanet e tyre janë vandalizuar nga vegjetarianët, të cilët, po kërcënojnë sigurinë e biznesit të mishit. Në letër shkruhet se, 18 mijë kasapët e Francës janë të shqetësuar për pasojat e aksionit vegjetarian ndaj tyre.