Bota

Francë, qeveria përballë një tjetër mocioni mosbesimi!

Qeveria e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu, sot përballet me dy mocione mosbesimi, pasi ai e kaloi buxhetin në Asamblenë Kombëtare, pa një votim përfundimtar.

Deputetët pritet që sot pasdite të mund të nisin një debat mbi tërheqjen ose jo të besimit ndaj kabineti të qendrës së majtë. Nuk ka gjasa që të bjerë qeveria.

Lecornu ka siguruar mbështetjen e socialistëve përmes disa koncesioneve në buxhet. Nëse kabineti qeveritar i mbijeton mocioneve të mosbesimit në parlament, buxheti i vitit 2026 konsiderohet i miratuar.

Mocionet e mosbesimit janë kërkuar, nga njëra anë, nga nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen dhe nga ana tjetër nga e majta, të Gjelbrit, si dhe komunistët.

Përpjekja e tyre për të rrëzuar qeverinë vjen si reagim ndaj faktit që Lecornu e kaloi buxhetin e këtij viti duke përdorur një nen të posaçëm të Kushtetutës, pa votim përfundimtar, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për kompromis.

Lecornu deklaroi se qeveria e tij i ka mbijetuar tashmë katër mocioneve mosbesimi javët e fundit, që lidhen me pjesë të buxhetit.

Fakti që Franca, me një nivel të lartë borxhi, më në fund po arrin që të miratojë një buxhet pas një bllokimi politik, pritet të mirëpritet nga bizneset e po ashtu nga partnerët e Bashkimit Europian, si Gjermania.

Kjo u jep kompanive qartësi për investime dhe punësime, ndërsa edhe sektori publik mund të rifillojë investimet.

Perspektiva që Franca të përballet me problemet e saj të borxhit, po ashtu, shihet si një sinjal pozitiv për Bashkimin Europian.