Ngjarje e rëndë në Holandë, një furgon goditi sot hyrjen kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”. Policia foli për akt të qëllimshëm, ndërsa edhe në të kaluarën, në adresë të redaksisë janë bërë kërcënime. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e automjetit, i cili dyshohet se u largua në bordin e një makine “Audi”, të drejtuar një person tjetër.