Gossip Live From Tirana

“Gabim fatal”/Anisa Musta: Nëse Egli dhe Gjesti përdorin kartën e dashurisë tani, do ishte shumë keq për të dy!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Musta. Ajo ka komentuar banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, si dhe lojën e tyre. Kush mund të shkojë në finale dhe ta fitojë BBV sipas saj?

Si e shikon raportin e ndërlikuar mes Eglit dhe Gjestit?

Unë mendoj që këto raporte, nuk kanë ekzistuar asnjëherë me sinqeritet. Nuk mendoj se ka pasur ndjenja nga ana e Eglit për Gjestin apo Gjesti ndaj Eglit. Mendoj që ata të dy e kanë parë që janë mirë bashkë dhe mund të funksionojnë mirë jashtë tek publiku, dhe prandaj kanë bërë këto lojën që “herë duhemi, herë s’duhemi, herë jemi, herë s’jemi”. Mendoj që nuk kanë dashur të krijojnë atë romancën siç ka qenë rasti i Loredanës me Jozin, por kanë dashur të krijojnë diçka ndryshe, një marrëdhënie konfliktuale që nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe mendoj që për këtë arsye e kanë bërë, që të tërheqin pak vëmendjen e publikut dhe publiku të jetë gjithë kohën duke menduar se çfarë do të ndodhë me këta të dy. Mendoj se Egli ka bërë shumë gabime në këtë raport. Tek Egli dhe tek Gjesti nuk mendoj se do shohim ndonjë ndryshim të madh tek raporti i tyre, nuk do të ketë ndonjë konkluzion, nuk do të ketë ndonjë përfundim.

A mendon se do të funksionojë karta e dashurisë këto ditët e fundit që kanë mbetur?

Mendoj që po. Të gjithë banorët edhe në “Big Brother”-at e mëparshëm që kanë pasur një histori dashurie, kanë pasur një empati tek publiku. Publiku ka pasur një lloj dashurie dhe një lloj interesi. Gjithmonë shet dashuria.

A do të afrohen ata ditët e fundit?

Nëse do ta bënin, mendoj se do ta humbnin automatikisht mundësinë për të fituar njëri prej tyre, sepse është shumë vonë për ta bërë këtë gjë. Do të dukej shumë falco përballë publikut. Ndoshta ata nuk e perceptojnë tamam se çfarë publiku mendon jashtë. Egli e percepton pak më shumë, por Gjesti nuk mendoj se e percepton tamam. Nëse do të jetë i zgjuar, nuk do ta bëjë këtë gjë, sepse do të dukej shumë keq. Për shumë muaj ata nuk e kanë çuar marrëdhënien e tyre një hap më tutje, dhe nëse vendosin ta bëjnë tani pranë finales, mendoj që do të ishte një gabim fatal për Gjestin të paktën, sepse Egli mund të jetë në finale por nuk është pretendente për ta fituar. Nëse do të jenë 5 finalistë, mund të jetë dhe Egli një prej tyre. Mendoj se ka bërë një lojë të fortë, pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit tim personal, ajo ka qenë kryefjalë. Ndoshta jo për aq mirë sa ç’do doja unë, që të ishte një vajzë e artikuluar dhe inteligjente si Egli. Mendoj se mund të jetë në finale, por nëse e përdorin këtë kartën e dashurisë, do të jetë shumë keq për të dy.