Auto & Moto Tech

Gemini i Google së shpejti në Android Auto!

Kompania Google do të përmirësojë Android Auto dhe automjetet me shërbime të integruara të Google duke sjellë Gemini më vonë gjatë këtij viti. Asistenti AI i Google do të mund të marrë komanda “hands-free” pa pasur nevojë të shtypni butona apo të bëni ndonjë veprim tjetër që kërkon lëshimin e timonit. Shoferët do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me Gemini ashtu si në telefonat e tyre inteligjentë, por me disa “truke” të fokusuar te automjetet. Për shembull, ata mund të kërkojnë që Gemini t’i çojë deri te posta, të gjejë një karikues afër një parku të afërt dhe shumë mundësi të tjera.

Gemini Live është një përvojë krejtësisht e re e bisedës. Do të jetë e mundur të flisni natyrshëm me Gemini ose të shkëmbeni ide. “Dua të pyes shefin për një rritje pagese, si ta bëj këtë?” është një nga pyetjet e mundshme, për të cilën përdoruesi do të marrë këshilla të dobishme. Nga Google thonë se Gemini do të jetë i disponueshëm në Android Auto pas disa muajsh, pas së cilës do të vijojnë automjetet me shërbime të integruara të Google. Aktualisht ka më shumë se 250 milionë automobila që mbështesin Android Auto, ndërsa rreth 50 modele automjetesh kanë shërbime të integruara të Google (pa pasur nevojë për një telefon).

Google ka njoftuar një përditësim të madh për përdoruesit e aplikacionit të tij Gemini. Kompania po e bën modelin e saj të avancuar të AI, Gemini 2.5 Pro, të disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit. Më parë, ky model ishte i qasshëm vetëm për abonentët e Gemini Advanced të cilët paguanin 19,99 dollarë në muaj. Tani, Google po ua ofron të gjithëve në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përjetojnë veçoritë e tij të fuqishme.

Gemini 2.5 Pro po vlerësohet si modeli më i zgjuar i Google deri më tani. Versioni i ri vjen me disa përmirësime, duke përfshirë “aftësi më të mira arsyetimi”. Ai gjithashtu prezanton veçori të reja, me përditësime që thuhet se e bëjnë modelin më të gjithanshëm dhe të aftë për të trajtuar një gamë më të gjerë detyrash. Google ka prezantuar zyrtarisht Pixel 9a, përpjekja e tij e fundit për të ofruar një pikë hyrje paksa më të përballueshme në botën e telefonave Pixel.