Gossip Showbiz

Gerta shpërthen ndaj Eglit! “E nxorri fytyrën e vërtetë…”

Shtëpia e “BBVA” ka shpërthyer së fundmi nga debatet e ashpra që janë zhvilluar mes banorëve, të cilat po vazhdojnë të tensionojnë atmosferën.

Pas përplasjeve të nxehta me Xumin, e ka pasuar Gerta, e cila ka akuzuar Eglin për hipokrizi. Ajo e sulmoi drejtpërdrejt, duke e akuzuar për ndryshimin e qëndrimeve të saj që kur Gjesti bëri hyrjen në shtëpi.

Sipas Gertës, Eglin kishte thënë në fillim të programit se nuk do të ndikoheshin nga askush dhe se nuk do të krijonte asnjë lidhje brenda shtëpisë.

Gerta theksoi se kjo është e kundërta e asaj që Eglin ka bërë në realitet, pasi, sapo Gjesti hyri, ajo tregoi interes të hapur për të dhe nxori fytyrën e saj të vërtetë.

Ajo po ashtu theksoi se fjalët që Eglin kishte thënë në fillim i ka hedhur vetë poshtë dhe se ishte e pasinqertë përsa i përket nominimit të Xumit.

Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxorri fytyrën e vërtetë se kush ishte!

Gerta e quajti Eglin një vajzë që fillimisht u mor me Aldon dhe tani me Gjestin, duke e ironizuar për qëndrimet e saj të paqëndrueshme dhe për hipokrizinë që po tregonte.

Ky tension ka shtuar edhe më shumë atmosferën e nxehtë në shtëpinë e “BBVA”, ku përplasjet dhe akuzat mes banorëve janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Ajo që nisi si një debat mbi qëndrimet dhe marrëdhëniet mes tyre, tani është shndërruar në një luftë me akuza dhe ndjenja të forta, duke bërë që çdo veprim i banorëve të jetë i mbushur me tension.