Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut. Adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë!

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin.

Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës.

LEXO EDHE: Krim tronditës/ 26-vjeçarja në Fier mbyt babanë me tel dhe e kallëzon në polici si aksidentale, u ndihmua nga e ëma. Motivi: E trajtonte me fanatizëm!

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 15:00, kur dy adoleshentë u rrëmbyen nga rrjedha e ujit, teksa ishin duke u larë.  Adoleshenti tjetër u transportuar më herët në spital, në gjendje të rëndë.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

LEXO EDHE: Sigurimi nga tërmetet i detyrueshëm/ Rikthehet projektligji “Shteti përgjegjës”, kush refuzon nuk merr shërbimet…

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.