Shoqata e Peshkut dhe Jetës së Egër në SHBA po u kujton pronarëve të kafshëve shtëpiake që të mos i lëshojnë peshqit e artë në ujëra, pas kërkimeve që janë bërë në Pensilvani, ku u gjet një “megalodon”. USFWS tha se kërkuesit që po kryenin një anketim me elektro-peshkim në Presque Isle, në Qarkun Erie, gjetën një peshk të artë gjigant më të madh se dora e kërkuesit Corey Ketchum. “Peshku juaj i artë nga dy vjet në natyrë: ‘Më thoni Megalodon’”-shkroi USFWS në rrjetet sociale. Shoqata tha se peshqit e artë janë një specie invazive. Ata mund t’i kthejnë liqenet dhe lumenjtë në një kaos të turbullt, të vjedhin ushqimin nga peshqit vendas dhe të shkatërrojnë cilësinë e ujit.
Zyrtarët pohuan se peshqit e artë mund të duken të vegjël në fillim, por mund të bëhen një problem shumë shpejt. “Një peshk i artë mund të mos duket si një problem i madh, por ata shumohen shpejt. Peshqit e artë shumohen disa herë në sezon dhe për shkak se nuk kanë armiq natyrorë në shumicën e ujërave të Amerikës së Veriut, popullatat e tyre shpërthejnë”-shtuan ata.